Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë

Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë

Miranda Kerr dhe Evan Spiegel, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

“Daily Telegraph” konfirmon se Kerr dhe bashkëshorti i saj, kanë mirëpritur djalin e dytë, shkruan InStyle Magazine, transmeton lajmi.net.

Themeluesi i Snapchat, mirëpriti djalin Hart, 10 muaj më parë, ndërsa Kerr ka edhe një djalë 8-vjeçar Flynn, me ish-bashkëshortin, Orlando Bloom.

“Miranda, Evan, Flynn dhe Hart mezi presin të mirëpresin anëtarin më të ri në familjen e tyre”, konfirmoi një zëdhënës për The Daily Telegraph në fillim të këtij viti.

Së fundi, çifti kanë folur haptas për rëndësinë e familjes, teksa u shfaqën në kopertinën e muajit prill të revistës “InStyle Australia”.

Shpërndaje në: