Drenori: PDK ka mendur se edhe po të caktonte një gomar për kandidat, qytetarët do ta votonin

Drenori: PDK ka mendur se edhe po të caktonte një gomar për kandidat, qytetarët do ta votonin

Ai ka thënë se PDK-ja ka nisur fushatën në Drenas me mendimin se edhe po të sillte një gomar për kandidat, qytetarët do ta votonin.

“Në Drenas nuk janë më qytetarët e atillë, të cilëve edhe nëse ua qet një gomar, do ta votonin”, ka thënë Drenori.

Ai ka thënë se humbja e Lladrovcit në zgjedhje, do të ishte goditje e rëndë për kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, i cili do t’i humbiste partisë së tij një nga bastionet kryesore.

Madje, Drenori ka thënë se Veseli nuk gëzon simpatinë që ka pasur ish-lideri, Hashim Thaçi. /Periskopi/

Shpërndaje në: