Xhensila reagon për rastin e 11-vjeçarit shqiptar të zhdukur në kampet e Sirisë

Xhensila reagon për rastin e 11-vjeçarit shqiptar të zhdukur në kampet e Sirisë

Xhensila Myrtezaj ka reaguar për rastin e Alvin Berishës.

Një nga ngjarjet më të komentuara të momentit në Shqipëri është rasti i Alvin Berishës, shkruan lajmi.net.

Vogëlushi ishte rrëmbyer nga e ëma pesë vite më parë dhe u dërgua në kampet siriane.

Për fat të mirë, babai i tij, Afrimi, e ka gjetur djalin, por nuk po mundet të bashkohet me të për shkak se Alvini nuk posedon dokumente italiane.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama ka thënë para medieve se po bëhet gjithçka për ta mundësuar kthimin e tij në Itali dhe bashkimin me të atin.

Edhe shumë fytyra publike reaguan për rastin e Alvin Berishës, ndër ta ishte edhe Xhensila Myrtezaj.

“Te gjithe ata qe kane sy per te pare dhe veshe per te degjuar, duhet te falenderojne @redazioneiene , kushdo qofte qe ka pasur ne dore te beje dicka dhe nuk e ka bere, ose kushdo qe ka ne dore te beje dicka dhe nuk e ben, Zoti i pafte.”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/B3xh2gGhO_a/?utm_source=ig_web_copy_link

Shpërndaje në: