Bora e parë, sjell probleme në komunikacion (Foto)
Mëngjesin e sotëm, dhe ende po vazhdohet me gjendjen e tillë, reshjet e borës të intensitetit të ulët që ranë gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm, bashkë me të ftohtin, kanë krijuar ngrica përgjatë rrugëve në qytet, e kryesisht në rrugët anësore.
Në rrugën që të qon për në Film City, shihet se nuk është hedhur as kripë, çka ka shkaktuar edhe bllokada të shpeshta të kësaj rruge në mëngjesin e sotëm. /KosovaPress/







