Talenti shqiptar: Preferoj të luaj për Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës
“Teorikisht ende mund të zgjedh se për cilën Kombëtare mund të luajë: Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë. Të luajë për Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën time. Momentalisht preferoj Zvicrën”, tha ai.
Ai ka fituar vendin e titullarit tek ekipi gjerman. Ku në ndeshjen e fundit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Ingolstadt në barazimin 1-1 përballë Wolfsburg. Menaxheri i Hadërgjonaj është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit.



