Bebe Rexha bën “twerk” në mes të qytetit, befason kalimtarët

Bebe Rexha bën “twerk” në mes të qytetit, befason kalimtarët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar drejt Kalifornisë.

Ajo atje pritet të mbajë koncertin e saj të radhës, në kuadër të festës së Halloweenit, në qytetin Universal.

Artistja me origjinë nga Dibra, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me balerinët e grupit të saj, të cilët ishin maskuar dhe të bërë gati për performancën në natën e sotme.

Ndërkohë, e njëjta teksa ka qëndruar gjatë ditës në Universal, ajo nuk ka hezituar të dhurojë “twerk” në mes të qytetit, para qindra të pranishmëve.

Teksa dridhte të pasmet e saj, një person i maskuar me sharrë motorike qëndronte pas saj, duke e bërë skenën më “të frikshme”.

Përkundrazi, të pranishmit kanë qeshur me këtë spektakël të dhuruar nga këngëtarja shqiptare.

Bebe Rexha përndryshe së fundmi publikoi klipin e këngës “You Can’t Stop the Guirl”, që është kolona zanore e “Maleficent 2”, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Shpërndaje në: