Enrique ka një super-lajm para El Clasicos
Tifozët e Barcelonës kanë marrë një lajm të mirë.
Mesfushori fantastik, Andres Iniesta pritet të jetë i gatshëm për sfidën më të rëndësishme.
Këtë e konfirmoi trajneri Luis Enrique, i cili tha se do ta grumbullojë 32-vjeçarin për këtë sfidë.
“Ai ka stërvitur me ne dhe duket në gjendje të mirë”, deklaroi Enrique.
“Ai nuk do të luajë të mërkurën në Copa del Rey për shkak se është i pezulluar, por ne jemi duke pritur konfirmimin që ai të grumbullohet për El Clasico. Në teori, ai do të grumbullohet”, shtoi Enrique. /Periskopi.com



