Bie nga qielli sateliti hapësinor drejt e në oborrin e një plake

Bie nga qielli sateliti hapësinor drejt e në oborrin e një plake

Ky zbulim i jashtëzakonshëm duket si të ishte nga një tjetër botë. Por jo, një grua nga periferia e Michiganit në ShBA u trondit të shtunën kur pa një satelit hapësinor ra nga qielli para oborrit të shtëpisë.

Nancy Welke dëgjoi një përplasje të fortë rreth orës 9 të mëngjesit dhe gjeti një ingranazh hapësinor, duke bërë gërvima pasi ishte i ndezur, të shtriqur në tokën e saj.

“E pabesueshme,” shkroi ajo në Facebook. “Shihni se çka më ra nga qielli dhe shërbimi emergjent është thellë i habitur.”

Objekti katërkëmbësh ishte i pajisur me një kuti me fletë metalike të aluminit, panele solare dhe pllakate “Samsungu”.

Brenda kutisë – ku lexohej “SpaceSelfie” – ishin dy kamera gjigante dhe një telefon i Samsungut.

“Kurrë s’mund ta dini se çka mund të bëj vaki,” shkroi më tej ajo. “Falë zotit që kuajt i kishim brenda.” /Periskopi

Shpërndaje në: