Oddo rikthenë në skuadër Rey Manaj
Manaj ishte përjashtuar pak ditë më parë, për shkak të një përleshje me portierin e Pescaras në stërvitje.
Madje Oddo e ka kritikuar mjaft shumë duke i thënë se “Manaj nuk është as Totti e as Cannavaro”.
Oddo ka shpjeguar se nuk ekzistonte asnjë “çështje Manaj” në klubin e tij, por ka dhënë një mesazh paralajmërimi për djaloshin shqiptar në konferencën e sotme për shtyp, shkruan panorama.al.
Me këto fjalë të Oddos, është bërë e qartë se Manaj duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë për të fituar një vend në formacion.



