Vetëm një javë më parë e morri vesh se do bëhet baba, sot vdes në aksidentin tragjik (Video)
Sot, pasi lojtari humbi jetën në moshë 22 vjeçare, familja e tij publikoi një video emocionuese, e cila tregonte reagimin e futbollistit kur kuptoi se do të bëhej baba.
Sulmuesi ishte njëri prej 75 pasagjerëve që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit që i bartte futbollistët e skuadrës braziliane.
Videoja e shfaq Tiaguinhon fillimisht duke e marrë një dhuratë dhe pasi e lexon mesazhin për shtatzëninë e gruas, nis festa me kolegët.
Ndryshe, ai ishte transferuar te Chapecoense gjatë këtij sezoni.
https://www.youtube.com/watch?v=J_5Wo9e6pxE



