Nuk është Lebron James, është Bomber Muriqi i cili tregon shkathtësitë e tij edhe në basketboll
Vedat Muriqi është duke kaluar në formën e tij jetësore në kampionatin turk, shkruan Periskopi.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, që këtë sezon është duke shkëlqyer me gjigantin turk, Fenerbahcen, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Kurse, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video ku shihet bomberi jonë duke e “ngulitur” topin në stilin e Lebron James.
Këto ushtrime padyshim se atij do t’i bëjnë mirë në përgatitjet për ndeshjet e radhës.
Për më shumë mund ta ndiqni videon më poshtë: /Periskopi/
Muriqi Havayolları ?? pic.twitter.com/4ITmO4pjmG
— Frau De Vil (@FrauDwill) October 29, 2019



