Neymar i shkruan Rita Orës

Neymar i shkruan Rita Orës

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Prishtina, tashmë krijuar famë botërore. Ajo na bën të gjithëve krenarë me karrierën si këngëtare. Aq e njohur është, sa edhe një yll i futbollit, Neymar, i ka lënë një koment në postimin e fundit 28-vjeçares me banim në Londër.

Rita Ora ka shpërndarë disa foto dhe video të f iksuara vitin e kaluar, kur u maskua si mashkull për “Halloween”, u bë si kolegu i saj, Poste Melone. Siç e thamë më sipër, në mesin e shumë komentueseve spikat ylli i Brazilit dhe PSG, Neymar Jr.

Ky i fundit ka përdorur “emoji” në vend të fjalëve për ta duartrokitur (edhe qeshur) transformimin e pabesueshëm të Ritës me rastin e festës me maska.

Ja statusi i këngëtares shqiptare me famë botërore: “Kthim te Halloween për t’u bërë si vëllai im @postmalone vitin e kaluar!! Unë kurrë nuk i kam ndarë këto më parë. Falënderoj ekipin tim që bëri të ndodhë ndodhë e gjitha!! Cila do të jem unë këtë vit?! ….”

Shpërndaje në: