Nora Istrefi gati për festën e Halloweenit, kështu ka rregulluar shtëpinë

Nora Istrefi gati për festën e Halloweenit, kështu ka rregulluar shtëpinë

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, duket se është mjaft entuziaste në atmosferën e festës së Halloweenit.

Duke qenë nënë e një vajze, kjo festë bëhet aq edhe më interesante, marrë parasysh dëshirën që fëmijët ndjejnë për t’u maskuar me rastin e kësaj feste.

Nora duket se është kujdesur që për këtë festë, gjithçka të jetë e realizuar deri në detaje.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video të shkurtër, duke treguar se si e ka dekoruar shtëpinë e aj luksoze, me rastin e Halloweenit.

Kungujt, kukullat shtriga dhe maskat e frikshme nuk kanë munguar në ambientet e jashtme të shtëpisë së këngëtares Istrefi.

Ajo dhe vajza e saj, duket se do ta shijojnë këtë festë si është më së miri, me të gjitha detajet e duhura që përkojnë me Halloweenin.

Aktualisht, ajo po banon me vajzën e saj, Renee, pasi muaj më parë ish-bashkëshorti i saj, Robert Berisha, njoftoi se dyshja i dhanë fund martesës.

Shpërndaje në: