Bedri Nika: Drenasi më nuk është bastion i PDK-së
“Aty ku preket interesi i qytetarëve, LDK nuk do të jetë aty”, ka thënë Nika në Tribuna Channel.
Ai shtoi se LDK e ka një mbështetje të fuqishme te qytetarët e Drenasit.
“Drenasit i duhet LDK për ta kthyer ligjshmërinë, për të ndryshuar shëndetsinë dhe per t’i rikthyer investitorët”, ka thënë Nika.
“Drenasi ka qenë bastion i PDK-së, por më nuk është “, ka thënë Nika në emisionin “Politikë”, ku është biseduar për zgjedhjet në Drenas.



