Almeda Abazi me lot në sy flet pas operacionit të djalit
Ditët e fundit ishin shumë të vështira për Almedën.
Dita e djeshme ishte e mbushur me stres për Almedën dhe Tolgahanin pasi djali i tyre siç raportuan mediat turke i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.
Pasi që operacioni zgjati disa orë, operimi i Efehanit përfundoi me sukses por përsëri çifti nuk e përballuan mirë gjendjen e djalit.
Mediat turke thonë se Almeda gjatë gjithë operacionit ishte duke qarë.
Aktorja shtoi “Djalin tim e kapi syri i lig,”- tha ajo, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga.



