NISMA 5.012% pa llogaritur votat e kontrabanduara nga Serbia

NISMA 5.012% pa llogaritur votat e kontrabanduara nga Serbia

Tashmë edhe zyrtarisht ka përfunduar numërimi i votave të 6 tetorit. Nisma Socialdemokrate në bazë të të dhënave ka marrë 5.012% të votave. Por, në këtë nuk janë kalkuluar votat e jashtëligjshme të cilët kanë ardhur nga Serbia.

Kundër pranimit të këtyre votave janë deklaruar pothuajse të gjitha partitë politike.

Në anën tjetër, Nisma ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë edhe në Gjykatën Supreme për të mos i pranuar këto vota të cilat janë bërë shkas që të përfundojnë në spital mbi 20 zyrtarë për verifikimin e votave./Periskopi

Shpërndaje në: