Më lirë veç me ta falë krejt: Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli

Më lirë veç me ta falë krejt: Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli

Anglia po vjen, Anglia po vjen.

Tashmë jemi vetëm nëntë ditë larg përballjes së parë për këtë muaj që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon kundër Çekisë si mysafir.

Është një ndeshje me rëndësi jetike të cilën, nëse e fitojmë, na pret një test edhe më i rëndësishëm kundër Anglisë në “Fadil Vokrri” vetëm tri ditë më vonë.

E kur bëhet fjalë për “Tre Luanët”, Periskopi njofton se janë publikuar çmimet e biletave për këtë përballje dhe, e drejtë të themi, se anglezët vështirë se kanë paguar ndonjëherë ndonjë biletë më lirë.

Bileta më e shtrenjtë (VIP) është 80 euro, derisa çmimet tjera sillen nga 10 euro deri në 20 euro më e shtrenjta. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: