City u dëmtua për dy penallti: Çmendet Guardiola me gjyqtarët, ja çka do të bëj nëse Liverpooli e fiton titullin

City u dëmtua për dy penallti: Çmendet Guardiola me gjyqtarët, ja çka do të bëj nëse Liverpooli e fiton titullin

Pep Guardiola nuk ka qenë i kënaqur me referimin në ndeshjen kundër Liverpoolit.

“Sot treguam pse jemi kampionët”, tha Guardiolas pas ndeshjes për Sky Sports

“Në këtë stadium të luajmë mënyrën se si luajtëm është e pabesueshme. Jam krenar për ekipin tim më shumë se kurrë më parë. Jam shumë krenar me mënyrën se si luajtëm ndaj ekipit më të fortë në Evropë”, shtoi ai.

I pyetur rreth dy penalltive të mohuara, për të cilat Guardiola u shpreh dukshëm i frustrzar gjatë ndeshjes, ai pas ndeshjes refuzoi t’i komentojë ato.

“Kjo u përket gjytarëve. Pyesni Mike Rileyn dhe gjyqtarët ne dhomat e VAR-it mos më pyesni mua. Ne bëmë punën tonë dhe mund të flas vetëm për performancën, e cila ishte shumë e mirë”, tha ai.

“Me gjithë ato mungesa që kishim, është një ndër paraqitjet më të mira që kemi bërë ndonjëherë”, shtoi ai.

Në fund Guardiola tregoi se çka do të bëjë nëse Liverpooli shpallet kampion.

“Fundi [i sezonit] është pas 7 muajve dhe nëse Liverpooli do ta fitojë titullin, do të jem i pari që do t’i uroj, sepse s’mund ta mohojmë sa të mirë janë”.

Shpërndaje në: