Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Deri më tani, sa i përket këtij viti, Facebook i ka mbyllur 5.4 miliardë llogari të rrejshme, derisa miliona llogari tjera në këtë platformë, vazhdojnë të mbesin aktive. Në krahasim me 3.3 miliardë llogari të rrejshme, që janë mbyllur vitin e kaluar.

Rreth pesë për qind e llogarive që hapen brenda muaji janë të rrejshme, megjithatë ky rrjet social e ka avancuar teknologjinë, që t’i mbyllë këto llogari sapo të hapen, transmeton Telegrafi.

Ky hap është ndërmarrë nga Facebook, si sfidë që të largojë llogaritë e rrejshme para se të fillojë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e vitit 2020.

Analistët dhe rojet vëzhguese janë duke kërkuar një valë të përmbajtjes së rreme dhe mashtruese, në rrjete sociale pas zbulimeve në lidhje me ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerber ka bërë të ditur në një takim me reporterë, numrin enorm të llogarive të rrejshme që janë larguar nga platforma, ndërsa kërkoi nga platformat tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Për shkak se numri i këtyre llogarive është i lartë, nuk do të thotë se ka përmbajtje aq të dëmshme. Numri është i lart, për shkak se po punojmë që të largojmë sa më shumë prej tyre”, ka thënë Zuckerberg. Numri i llogarive të rreme, arriti kulmin në fillim të vitit, kur Facebook tha që mbylli më shumë se dy miliardë në periudhën nga janari deri në mars.

Gjatë tri muajve të ardhshme, Facebook largoi më pa llogari të rrejshme – rreth 1.5 miliard – ndërsa punoi, që të zhvilloi sa më shumë teknologjinë, për identifikimin dhe mbylljen e këtyre llogarive sapo të jenë hapur. Por, numri është rritur sërish, pasi prej qershorit deri në shtator, janë larguar 1.7 miliard llogari të tjera.

Njoftimi vjen si pjesë e ndryshimeve të reja në Facebook, për rritjen e transparencës, ndërsa është hera e parë që tregohet lidhur me llogaritë e rrejshme që janë mbyllur në Instagram.

Mbi tre milionë llogari janë mbyllur në Instagram, deri në shtator të këtij viti, pasi u gjet se merreshin me shitjen e drogës, ndërsa rreth 95 mijë tjera, për shkak se merreshin me shitjen e armëve.

Të gjitha këto ndërhyrje, janë bërë pasi Facebook u kritikua nga grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak se përmbante përmbajtje të pa denjë, ndërsa kërkohej që gjendja të bëhet më e mirë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Dollapi juaj ka erë të keqe? Ky truk i vjetër e zhduk menjëherë

Nuk ju duhen freskues të shtrenjtë – mjafton një zgjidhje natyrale që funksionon prej vitesh…

Aplikacioni që forcon bashkëpunimin mes Policisë dhe qytetarëve me version të ri

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” tashmë ka marrë një pamje të re. Përmes këtij aplikacioni mobil, qytetarët…

Marrëdhëniet intime gjatë shtatzënisë: Çfarë lejohet, kur shkaktojnë dhimbje dhe a mund ta dëmtojnë foshnjën ose të nxisin lindjen

Marrëdhënia intime mund të shkaktojë gjakderdhje të lehtë ose njolla, gjë që shpesh i shqetëson…

A duhet Edon Zhegrova ta mendojë seriozisht largimin nga Juventusi kur afati i janarit është ende i hapur?

Më pak se 24 orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, dilema rreth së…

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP

Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit për subjektet dhe kandidatët për t’u…

Berberi u plagos me armë në Lezhë, policia shqiptare jep detaje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e…

Kënga e re ‘shpërthen’ gjithandej, reagon Gjesti: Kaq shumë dashuri, s’kam fjalë

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, po shënon sukses të madh ndërkombëtar. Artisti ka ndarë…