Kurrë nuk do të luajë për këtë skuadër

Kurrë nuk do të luajë për këtë skuadër

Gardiani numër një i Anglisë ishte informuar nga menaxheri Pep Guardiola se nuk ishte në planet e tij. Me ardhjen e Claudio Bravos nga Barcelona, ishte e qartë se Hart nuk ishte i dëshiruar më nga spanjolli.

“Nuk jam këtu për të treguar se çfarë mund të bëj, jam këtu sepse duhet të shikoj për tjetër klub pasi nuk kisha mundësi që të rregulloja gjërat përfundimisht”, ka thënë Hart në një intervistë për Sky Sports.

1hart-barcelona

Joe Hart, Manchester City

“Dua të luaj mirë, ashtu si për Torinon dhe nëse interesohet ndonjë ekip nuk mendoj se Manchester City do të bllokonte kalimin”, ka shtuar ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: