Studentët rikrijojnë ilaçin e Martin Shkrelit për vetëm dy dollarë
Martin Shkreli u shndërruar në “njeriun më të urryer në botë” kur ngriti çmimet e këtij ilaçi nga 13 dollarë në 750 dollarë për kapsulë, brenda natës.
Ky ilaç është i listuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga ilaçet esenciale.
Studentët kanë rikrijuar ilaçin në fjalë me ndihmën e Universitetit të Sidneit dhe anëtarë të Open Source Malaria.
Një profesoreshë e cila ndihmoi me këtë projekt ka thënë që përmes krijimit të këtij ilaçi në një laborator me studentë të patrajtuar kanë tentuar të tregojnë se sa lirë është që të prodhohet ky ilaç, përderisa çmimi i tij është marramendës.
Punimi i studentëve mund të gjendet online përmes projektit Malaria.



