Kushtetuesja anulon referendumin e “Republika Srpska”
Sipas Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi popullor i Republikës Serbe që më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për shpalljen e referendumit për Ditën e Republikës Serbe, është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Bosnjës së Hercegovinës.
Ndryshe, dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i ishin drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të Presidencës së BeH-së dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare, për të anuluar referendumin, transmeton KosovaPress.



