Molliqaj: Krerët e Komunës së Prishtinës, më të varfër tash se para tri viteve
Ai ka thënë se VV-ja është e gatshme për të ardh ne pushtet, duke shtuar se vitin tjetër pritet të ketë zgjedhje parlamentare.
Molliqaj ka thënë se VV-ja nuk dëshiron që të vijë në pushtet sikurse erdhën partitë e tjera.
“Ne nuk e dojmë pushtetin si e duam këta. Ne po duam pushtet që i shërben qytetarit, qysh e kemi treguar edhe në Prishtine me krejt rreziqet dhe pamundësitë. VV-ja nuk ka përfitu. Drejtorët dhe Kryetari i Prishtinës, janë më të varfër para se ta marrin mandatin. Zyrtarët tonë kanë më pak para se para tri viteve. Ky është qysh e shohim na pushtetin? E dojmë pushtetin për me i shërby qytetarit”, ka theksuar Molliqaj.



