Superlajm për futbollistin që mbijetoi nga rrëzimi i aeroplanit
Mbrojtësi i Chapecoense, Helio Hermito Zampier Neto i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi.
Por, babai i tij ka bërë të ditur një tjetër lajm fantastik se 31-vjeçari mund të vazhdojë të luajë futboll.
“Biri im është duke u përmirësuar. Ai është operuar në këmbë dhe doktorët kanë thënë se ai do të kthehet për të luajtur futboll”, deklaroi babai i Netos, Helam, përcjell “Lajmi.net”.
“Ne duhet të vazhdojmë të lutemi sepse ende nuk ka dalë nga spitali në mënyrë që ta shohim së afërmi”, theksoi ai.
Rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi a të vdekur 71 persona përfshirë 19 futbollistë të Chapecoense.



