Aktakuzë ndaj Ferid Aganit për rastin “Stenta”
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve, në mesin e tyre edhe Ferid Aganin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Në këtë aktakuzë janë përfshirë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik. Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit.



