Vjen “Kosova Brass Fest”
Organizatorët thonë se në vitet e fundit në vendin tonë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm të muzikës artistike, falë angazhimit dhe punës së komunitetit të muzikës duke organizuar aktivitete, koncerte dhe festivale të ndryshme.
Sipas tyre, gjithë kjo ka pasur një ndikim pozitiv edhe në krijimin, motivimin dhe zhvillimin e kuadrove në fusha të ndryshme të artit muzikor.
“Si nevojë e domosdoshme e kohës dhe ne, si instrumentistë të instrumenteve frymore të tunxhit, këtë vit për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë me organizimin e një festivali i cili do të fokusohet kryesisht në instrumentet dhe ansamblet e tunxhit. Për dallim nga instrumentet e tjera, interesimi dhe hapja e shkollave për instrumentet e tunxhit në Kosovë ka filluar shumë më vonë dhe sidomos pas luftës së vitit 1999 ku për një periudhë relativisht të shkurtër, kemi zhvillim mjaft të madh në këto instrumente”, thuhet në njoftim, raporton Periskopi
“Kosova Brass Fest” pritet të jetë festival ndërkombëtar dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm, shkëmbimin e instrumentistëve dhe ansambleve të ndryshme, avancimin dhe krijimin e një ambienti të favorshëm si për ngritje profesionale të instrumentistëve të tunxhit ashtu edhe në pasurimin e aktiviteteve koncertale të muzikës artistike në vendin tonë
Festivali do të zgjas nga 06.12.2016 deri më 25.12.2016 dhe do të ketë disa aktivitete si koncerte, ekspozita ëorkshop etj.Aktivitetet do të mbahet në Sallën e Filharmonis së Kosovës, Salla e Fakutetiti të Arteve – Muzikës në Prishtinë si dhe në qytete tjera të Kosovës
Në vitin e parë të organizimit do të kemi pjesëmarrës të instrumentistëve dhe ansambleve të tunxhit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Ndërsa viteve në vazhdim do të kemi pjesëmarrës nga shumë vende të botës.
Hapja do të bëhet së pari me ekspozitën e instrumenteve të vjetra tradicionale koleksion i Ermal Selës (Shqipëri) pastaj koncerti i kuintetit të Tunxhit(Shqipëri) dhe ansambit mbarëkombëtar Albanian Brass (Shqipëri,Kosovë,Maqedoni), Në ditën e dytë do të jetë koncerti i Trombonistit virtuoz me famë botërore Kiril Ribarski me pianisten Milica Sperovik-Ribarski(Maqedoni) pastaj ditët tjera me koncerte të instrumentistëve të rinjë të tunxhit nxënësve dhe studentëve, ansamblit Kosova Brass etj../ Periskopi



