Guardiola: Ky lojtar më bëri trajner më të mirë!
Në këtë ndeshje, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, do të ketë përballë ish lojtarin e tij te Barcelona, Pedro Rodriguez, që po kalon sezon të jashtëzakonshëm te Chelsea nën drejtimin e Antonio Contes.Fomra e Pedros e frikëson Guardiolan, por e vlerëson lartë lojtarin për të cilin thotë se e ka bërë trajner më të mirë.
“Pedro më ka bërë mua trajner më të mirë. Ai na mësoi neve rëndësinë që ka presioni i lartë, është një lojtar që lëviz në mes të linjave dhe është një ‘vrasës’ brenda zonës”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net./Albeu.com



