Fillon heshtja zgjedhore në Drenas

Fillon heshtja zgjedhore në Drenas

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi në ora 24:00. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike për cilin do kandidat që garon në zgjedhje, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut.

Në garë për kryetar të Drenasit janë: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga koalicioni Nisma – AAK, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala dhe Xhavit Drenori i pavarur. Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga  gara Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani, transmeton KP.

Votimi për të parin e Drenasit do të fillojë të dielën në ora 07:00.

Shpërndaje në: