Kosova me probleme të mëdha sociale e shumë sociologë të papunë

Kosova me probleme të mëdha sociale e shumë sociologë të papunë

Këtë rrugë po e ndjekin sidomos ata me diplomë në drejtimin e sociologjisë. Ndonëse Kosova ballafaqohet me shumë probleme sociale si vend i sapodalë nga lufta, për sociologët nuk ka punë, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Sociologu Labinot Konushevci thotë se të diplomuarit në sociologji në Kosovë nuk kanë perspektivë. “Në anën tjetër nevoja për sociologun, për qasjen sociologjike, për shkencat sociale është shumë e madhe”. Ai thotë se degradimi i tregut të punës është pasojë edhe e funksionimit të vet Universitetit dhe departamenteve përkatëse. “Nga Departamenti i Sociologjisë i Universitetit të Prishtinës dalin studentë, kuadro, që kanë arritur të zhvillojnë imagjinatë kreative sociologjike, që kanë ide, që kanë vizion dhe ambicie të larta, pa ngarkesa ideologjike dhe politike, por fatkeqësisht një numër i vogël prej tyre arrijnë të punësohen dhe të gjejnë mbështetje”, tha ai.

Shpërndaje në: