Chelsea e ka seriozisht luftën për titull, mposht Cityn (Video)
Të përzgjedhurit e trajnerit Antonio Conte pësuan gol në minutën e 45, kur mbrojtësi Gary Cahill shënoi në portën e tij.
Me fillimin e pjesës së dytë, mysafirët përmirësuan lojën e tyre dhe shënunan plot tre gola.
Ishte sulmuesi Diego Costa, ai i cili shënoi për 1:1 në minutën e 60-të, pas një asistimi të bukur të Cesc Fabregas nga gjysma e fushës.
Golin e epërsisë për të kaltërit e Londrës e shënoi braziliani Willian në minutën e 70-të.
Ndërsa, për rezultatin final u përkujdes anësori Eden Hazard, i cili realizoi në minutat shtesë të takimit.
Pas kësaj fitore, Chelsea është lider në tabelën e Premier Ligës me 34 pikë, katër më shumë sesa Manchester City, dhe Liverpool.
Vlen të ceket se skuadra nga Anfield Road ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com
https://www.youtube.com/watch?v=OgJRcZ6t9o0



