KQZ njofton për agjendën e zgjedhjeve në Drenas (Foto)
Sipas njoftimit, janë 28 qendra votimi dhe 72 vendvotime.
Është bërë e ditur se në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, janë katër qendra votimi më shumë.
KQZ ka njoftuar se janë akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë një ambasadë, tri organizata ndërkombëtare, katër organizata joqeveritare, pesë subjekte politike dhe 14 media.
Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00.




