Miss’i i parë postkomunist nga Shqipëria, sërish në një konkurs bukurie (Foto)
Konkursi botëror “Mrs. Globe” në dhjetor organizon garën e 20-të që nga krijimi i tij në vitin 1996, duke e kthyer këtë spektakël në një event për të mbledhur në Kinë fitueset në vite. Një ftesë e veçantë ka mbërritur edhe në Shqipëri për fituesen e edicionit të vitit 1999, Valbona Selimllarin, e cila nuk dihet nëse do të jetë e pranishme për faktin se është në jurinë e “Dance with me”.









