Fobitë e mëdha të yjeve të njohura

Fobitë e mëdha të yjeve të njohura

Vitet e shumta para kamerave nuk u kanë mjaftuar që të mësohen me shtirjen para jetës reale. Kafshët e buta, fluturat, delfinët, dyert rrotulluese të lokaleve publike ose edhe çamçakëzë shkaktojnë fobi të te disa yje të shoubizit, transmeton KP.

Adele është e terrorizuar nga pulëbardhat. Frika e saj i ka fillesat në fëmijëri, kur një nga këto shpendë e ka sulmuar për t’ia ngrënë akulloren.

Nicole Kidman i ka frikë fluturat! Nuk ka frikë nga gjarpërinjtë ose nga minjtë, por ky lloj insekti e terrorizon.

Oprah Winfrey i pengon çamçakëzi. Moderatorja e famshme gjatë regjistrimeve nuk dëshiron të shohë askënd duke përtypur një të tillë.


Cameron Diaz
 ka thënë për Time Magazine se nuk i duron dot dorezat e dyerve. Aktorja ka vendosur që t’i hapë portat me bërryl për të shmangur prekjen e tyre, prej frikës nga bakteret. Në shtëpinë e saj bravat e dyerve pastrohen në mënyrë strikte, ndërsa duart i lanë më shumë herë në ditë.

Dama Helen Mirren, aktorja e çmimit të parë Oskar për “The Queen”, ka frikë të flasë në telefon dhe të gjithë me të përdorin SMS.

Shpërndaje në: