Vazhdon injorimi i të prekurve me  HIV

Vazhdon injorimi i të prekurve me  HIV

Është dashur ta përqafojë pacientin e infektuar me virusin HIV në mënyrë që familjarët e të sëmurit ta kuptojnë se sëmundja nuk bartet duke përqafuar pacientin e sëmurë apo edhe duke qëndruar dhe duke ngrënë në një tryezë me të.

Ky është rrëfimi i doktorit Murat Mehmeti, i cili është shef i Repartit A të Klinikës Infektive në QKUK e ku trajtohen pacientët të cilët janë të sëmurë nga SIDA, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ai ka thënë se shpesh ka raste që pas konfirmimit të sëmundjes, pacienti me vështirësi pranohet nga familjarët e tyre.

Në repartin që e udhëheq doktori Mehmeti mbahen në mbikëqyrje gjithë pacientët të cilët janë të prekur nga virusi HIV.

Është virusi HIV ai që shkakton AIDS-in duke prekur imunitetin e njeriut dhe duke dëmtuar sistemin mbrojtës të organizmit.

Nga dëmtimi i sistemit mbrojtës organizmi nuk është më në gjendje t’i luftojë sëmundjet, duke çuar kështu në degradimin e tij.

Specialistët shpjegojnë se virusi vdekjeprurës HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo lëngu trupor të njeriut, gjak, spermë, sekrecione vaginale apo edhe qumësht gjiri.

Shpërndaje në: