BAM, BAM: Labinot Tahiri feston ditëlindjen me përkujtimin e Baba Izetit që shkrepte me revole

BAM, BAM: Labinot Tahiri feston ditëlindjen me përkujtimin e Baba Izetit që shkrepte me revole

Këngëtari dhe politikani nga Ferizaji, Labinot Tahiri i njohur me emrin skenik Labi, ka treguar sot për miqtë e tij se i ka mbushur 40 vjet.

Ai ka përkujtuar nënën e tij në mënyrë paksa të përçudshme duke thënë se “i tregonte disa herë për ditëlindjen e tij”, dhe se ishte ora 10:00 e ditës së martë. Nuk kuptohet se çka ka dashur të rrëfejë me një gjë të tillë z.Labi.

Më tej, ai ka përkujtuar edhe gjyshin e tij me emrin “Baba Izet” dhe i cili sipas z.Tahiri kishte shkrepur disa herë me revole në atë kohë, përcjell Periskopi.

Ish deputeti Tahiri thotë se 40 vjet i shkuan si era duke shtuar më poshtë se “Zoti me zor nuk na ka sjellur në këtë jetë” edhe pse në fakt, zoti nuk është se ka pyetur ndonjërin prej nesh nëse do të donim të jetonim në një univers, në një planet, e në një shtet me z.Labinot Tahiri. Jo të gjithë do të thoshin “Po”.

Më poshtë e keni statusin e plotë dhe të paredaktuar të Tahirit:

Mirëdita të gjithëve

Sipas kohës dhe datês kur nêna më tregonte disa herë pêr ditêlindjen time, ishte ora 10:00 e ditës së martë!

Dmth- data 18 dhjetor 1979? ishte gëzim i madh pêr familjen time, qe besa edhe gjyshi kishte shkrepur disa herê me (revole)në atë kohë?

Baba Izet?

Sot 40 vite, shkuan si era!

Ta duam jetën se duhet ta dini që Zoti me zor nuk na ka sjellur në kêtë jetê, dhe nje ditë terrin do na e bênë dritë.

Të respektojmë e të jemi mirënjohês ndaj njeri tjetrit!

Të dhurojmë vetëm dashuri e kurajo për të gjithë.

Për herë mirënjohês dhe me plot dashuri për ju;

Labi , Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë. ⭐️?⭐️

Urime më qoftë 40-vjetori i lindjes haha?? Me te mira u pafshim

Shpërndaje në: