Suedezja Pixee Fox bëri 17 operacione që të duket si Barbie

Suedezja Pixee Fox bëri 17 operacione që të duket si Barbie

Suedezja Pixee Fox (26) ka pasur 17 operacione gjatë të cilave ka hequr gjashtë brinjë për t’u dukur si kukulla më e njohur në botë, “Barbie”. Fox sot mbërriti në Stamboll për t’iu nënshtruar operacionit të tërheqjes së lëkurës në një klinikë private edhe atë me trajtimin e rrjetit të merimangës.

Para karrierës së saj artistike, ajo kishte jetuar me prindërit e saj në afërsi të Shtokholmit. Disa vjet më parë ajo vendosi të “ndjek ëndrrën e saj”, më saktësisht të bëhet kukulla e gjallë Barbie, të cilën e konsideron si personifikimi i bukurisë femërore.

Kështu, suedezja ka pasur disa operacione në buzë, hundë, qepalla dhe gjinjë, kurse vitin e kaluar ka instaluar implantimin e përhershëm në sy për t’i bërë të kaltër si në “karakteret vizatimore”.

Pasi ajo hoqi gjashtë brinjë, beli i saj u bë 45 centimetra. E, kur vesh korset zvogëlohet në 35 centimetra.

 

Shpërndaje në: