PDK-ja ankohet se militantë të AKR-së pa ID po sillen si komisionerë
Në vendvotimin e shkollës “Naim Frashëri” në fshatin Bletar, ish-Gllobar, sipas tyre, dy komisionerë të AKR-së janë pa ID të certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
PDK thotë se zyrtarët e saj kanë kërkuar nga udhëheqësit e vendvotimit që t’i largojnë menjëherë këta dy komisionerë nga radhët e AKR-së.



