Për kënd votoi Naim Bazaj?
Megjithatë, Bazaj është ende në fletëvotim si kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit.
Ndërsa sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Drenasit, Naim Bazaj ka hedhur votën e tij. Por, nuk dihet për kënd – dhe këtë nuk e zbuloi as ai vet.
Ai votoi në qendrën e votimit, në shkollën e fshatit Terstenik..
“Sot është kohë e mirë, e ky është edhe një motiv më shumë për të dalë në zgjedhje” ka thënë Bazaj.



