‘El Clasico’ zhvillohet edhe për yllin e Manchester United

‘El Clasico’ zhvillohet edhe për yllin e Manchester United

Sipas ‘The Sun’ dy skuadrat janë të gatshme të paguajnë shumën prej 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.

Martial i cili erdhi të United për 50 milionë euro, shumë lehtë tani mund të perfundojë të ndonjëri nga gjigandët spanjoll. Barcelona e kishte kërkuar para se ai të shkonte në Angli, por nuk arriti të mposhte Unitedin në garë për shërbimet e tij.

martial

Anthony Martial, Manchester United

‘Los Blancos’ do të tentojnë të joshin ‘djajët e kuq’ për të shitur yllin e tyre duke ia ofruar kolumbianin James Rodriguez dhe të holla.

20 vjeçari në këtë sezon është duke pasur probleme private që si duket kanë ndikuar edhe në formën e tij, ku aspak nuk ka filluar mbarë këtë sezon të ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: