Rama: Deklaratat nga Kosova po bëhen për politikë të brendshme, po e shpiejnë vendin në rrugë qorre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, kryeministrin maqedonas dhe kryeministrin malazez, ka qenë i ashpër për mungesën e Kosovës në samitin e ‘mini-Shengenit’ që po mbahet në Tiranë, raporton Periskopi.
Rama ka thënë se samiti nuk e përjashton askënd dhe se të gjitha vendet pjesëmarrëse do të përfitojnë njëjtë.
‘’Samiti nuk përjashton askënd dhe s’ka asnjë kusht. Ka 20 vjet, 30 që sa herë duan marrë vota dhe bërë politikë, hapaja e kufirit me Kosovën. Kufiri nuk hapet jo pse çohen në Beograd kundër, por se çohen në Washingon dhr Bruksel. Sot po themi të hapim tërë kufijtë dhe nuk ka asnjë kusht. Do të ishte për t’u konsideruar e papraanueshme nëse mungesa këtu e Kosovës do të ishte rezultat i ndonjë kushti të vendosur nga Serbia. Dhe as klauzol përjashtuese për askënd’’, ka theksuar Rama.
Tutje Rama ka komentuar sërish deklaratat nga Kosova se nuk përfitojnë nga ky samit sa Serbia.
‘’Më thoni cka fiton Kosova duke mos ardhur. Sa i përket deklaratave, janë deklarata për politikë të brendshme, shpiejnë në një rrugë qorre për Kosovën. Kosova nuk ka nevojë për izolim dhe vetëpërjashtim dhe garë të brendshme se kush është më refuzues ndaj proceseve të integrimit dhe të bëjë të pakënaqur edhee ata që i mbështetën pa kushte, në ditët e vështira. Sot këtu janë SHBA, BE, katër vende tjera’’, tha Rama.
‘’Nëse Kosova ka nevojë sot për respekt, integrim, zhvillim ekonomik, kjo është rruga. Rrugët tjera të fantazive neonarksiste. Keni parë një vend të varfër që garon me vendosjen e tarifave të SHBA apo Kinës, janë vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Miqtë janë këtu, të gjithë. Kjo nuk bëhet për pushtet apo për vota. Po të ishte ashtu, mbase nuk do të ishim këtu sot. Kjo bëhet për të ardhmen dhe njerëzit e zakonshëm dhe që duan të punojnë e lëvizin’’/PERISKOPI/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/716782235519615/



