Kusari: Deklarata e Prokurorisë për portalet, presion mbi mediat dhe qytetarët
Por, ekspertja në fushën e gazetarisë, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj këtij kërcënimi të Prokurorisë, duke thënë se kjo deklaratë është presion mbi mediat dhe qytetarët që të mos shprehen lirshëm, shkruan Periskopi.
“Është një e drejtë kushtetuese në Kosovë që quhet liri e shprehjes. Mirë është me e marrë parasysh Prokuroria këtë të drejtë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Komenti i saj i plotë:
S’po më besohet çka lexova!
“…do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale.”
Prokuroria e shtetit nuk qenka ende e informuar që shpifja është vepër civile e jo penale. Kjo i bjen që edhe nëse shpiifet ata bash kurgjo sun bojnë! Mirë që është dekriminalizu shpifja se pasken pasë me na burgosë.
Kjo deklaratë e tyre është presion mbi mediat dhe qytetarët që të mos shprehen lirshem.
Çka është tu ndodhë me prokuroret tona? Drita Hajdari pajtohet me e mbyllë seancën në rastin Mekaj. Laura Pula kërcënon me marrjen e masave nëse dezinformohet në portale ose media sociale.
Është një e drejtë kushtetuese në Kosovë që quhet liri e shprehjes. Mirë është me e marrë parasysh prokuroria këtë të drejtë.



