Gruaja roje burgu u rras në marrëdhënie me të burgosurin, dënohet me 12 muaj por nuk ndalet së puthuri

Gruaja roje burgu u rras në marrëdhënie me të burgosurin, dënohet me 12 muaj por nuk ndalet së puthuri

Një grua që punonte si roje burgu e që kishte një marrëdhënie intime me një të burgosur është dënuar me 12 muaj burg.

Ayshea Gunn, 27 vjeçare nga Johntowni në Wrexham, ishte arrestuar në nëntorin e vitit 2018 pasi kishte pasur marrëdhënie të papërshtatshme me Khuram Razaqun 29 vjeçar në burg.

Ajo e kishte pranuar sjelljen e papërshtatshme dhe ishte dënuar nga Gjykata Mold Crown, përcjell Periskopi nga Independent.

Razaqu, që po vuan dënimin për pjesëmarrje në grabitje, ishte deklaruar i fajshëm për rastin dhe i ishte shtuar dënimi për tetë muaj tjerë.

Policia Merseyside kishte lëshuar një imazh që shfaqte çiftin duke u puthur pasi kishin marrë dënimin.

“Duam të sigurojmë se stafi që punon në burgjet tona është i ndershëm e i dedikuar dhe se do të vazhdojë të kryej aksione kundër njerëzve që merren me aktivitet të tillë korruptiv.” – deklaroi inspektori Dawn Hampson. /Periskopi

Shpërndaje në: