KQZ njofton se kur do të dalin rezultatet preliminare për kryetar Drenasi
Sipas saj, 40.55 për qind e qytetarëve të Drenasit e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. KQZ-ja e ka dhënë këtë shifër pas pranimit të informatave nga 72 vendvotime, raporton Koha.net.
Në Drenas, të drejtë vote kanë pasur 52 mijë e 569 qytetarë, nga të cilët të drejtën e votës e përdorën vetëm 21 mijë e 318.
Daka ka thënë se procesi ka shkuar pa ndonjë parregullsi. Ajo ka thënë se rezultatet preliminare priten në orën 21:00.



