Vlora Çitaku injoron zgjedhjet në Drenas, merret me referendumin në Itali
Në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ajo ka preferuar që të komentojë referendumin që është mbajtur në Itali, duke injoruar rezultatin e zgjedhjeve në Drenas, sipas të cilave, partia e saj do të përballet në balotazh me kandidatin e Nismës për Kosovën.
Referendumi në Itali është mbajtur për reformat kushtetuese, të cilat konsiderohen si më të rëndësishmet në Itali që prej Luftës së Dytë Botërore.
Në postimin e saj, Çitaku ka publikuar shifrat e këtij referendumi, sipas të cilit 56 për qind e qytetarëve nuk i duan reformat kushtetuese.
Këto reforma që janë miratuar nga dy dhomat e parlamentit më herët gjatë këtij viti, do t’i japin fund sistemit ekzistues, ku secili ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit, proces ky që mund të zgjasë me vite. /Periskopi/



