Papë Françesku: Lërni telefonët kur flisni me njëri tjetrin, merrni shembull Jezusin
Papë Françesku iu ka bërë thirrje njerëzve që t’i lënë telefonët e tyre dhe të flasin me njëri-tjetrin, duke cituar Jezusin, Merin dhe Jozefin si shembuj edhe pse në atë kohë nuk kishte telefonë.
Ata ‘luteshin, punuan dhe folën me njëri-tjetrin,” tha Papa në Sheshin e Shën Peterit të dielën.
“Duhet të kthehemi në kohën kur flisnim me familjet tona,” shtoi më tej ai.
Papa është një përdorues fanatik i rrjeteve sociale dhe shpesh lejon veten që të fotografohet me pelegrinët për selfie, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
“Pyes veten nëse ju, familjet tuaja, dini se si të komunikoni apo jeni si ata fëmijët në tavolinat e ushqimeve ku çdokush flet me njëri-tjetrin me telefonat mobilë… kur ka një heshtje si nëpër Mesa,” u ankua Papa.
“Baballarë, prindër, fëmijë, gjyshër, vëllezër dhe motra, ky është një hap që duhet të merret, në ditën e Familjes së Shenjtë,” shtoi ai.
Kjo nuk është hera e parë që Papa – i cili i ka mbi 18 milionë ndjekës në Twitter – ka përmendur bash ndjekësit e tij se kalojnë tepër shumë kohë në internet, veçanërisht nëpër mesha. /Periskopi



