Virale: Mësuesi e dëbon nga klasa nxënësin pasi po thoshte se “njerëzit mund t’i kenë veç 2 gjini” (Video)
Një nxënës 17 vjeçar pretendon se është përzënë nga klasa e tij pasi kishte thënë se janë “vetëm dy gjini” në një shkollë të Skocisë.
Nxënësi, që ka mbetur anonim, në mënyrë sekrete e ka filmuar mësuesin e tij duke e qortuar para se ta shpërndante klipin online, dhe i cili u bë viral.
Klipi u shpërnda edhe jashtë vendit të tij, duke e shpërthyer një debat rreth të drejtave të trans-gjinorëve dhe lirisë së shprehjes, me një version të YouTube që u shikua gati 900 mijë herë, përcjell Periskopi.
Udhëheqësi i sindikatës së arsimtarëve ka mbrojtur mësuesin 56 vjeçar, duke thënë se nxënësi “kishte qenë duke kërkuar telashe”.
Në videon treminutëshe, mësuesi mund të dëgjohet duke i shpjeguar nxënësit se pse i ishte kërkuar të dilte nga ora pas pretendimit të tij se njerëzit mund t’i kishin vetëm dy gjini.
“Ju keni të drejtë të mbani mendimin tuaj.” – i thotë mësuesi.
“Nëse kam të drejtë, atëherë pse po më dëboni prej klase? Nuk është aq gjithëpërfshirëse. Kjo nuk është një shkollë gjithëpërfshirëse.” – ia kthen nxënësi.
“Jo, më vjen keq, ajo që ju thoni [se njerëzit mund të kenë vetëm dy gjini] nuk është shumë gjithëpërfshirëse. Kjo është shkollë gjithëpërfshirëse.” /Periskopi



