Dështoi në zgjedhje: Gëzim Kelmendi me Fjalën i futen garave të futbollit dhe zënë vendin e tretë
Partia Fjala e udhëhequr nga z.Gëzim Kelmendi, duket se ka tejkaluar zhgënjimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Pak para ndërrimit të viteve, kryetari i kësaj partie, z.Kelmendi ka shpërndarë një postim të partisë së tij në Facebook në të cilën thjesht shkruan “Partia FJALA fitoi vendin e tretë në turnir futbolli.”
Nga të dhënat që ofron kjo parti në Facebook mësohet se turneu në fjalë është mbajtur në fshatin Runik të Skënderajit dhe me gjasë ka të bëj me futbollin e sallave, ose futbollin e vogël, përcjell Periskopi.



Në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, kjo parti kishte marrë vetëm mbi 3 mijë vota ndërsa kreu i kësaj partie kishte akuzuar Vetëvendosjen se i mori votuesit e saj. Në zgjedhjet e vitit 2017, kjo parti i kishte pasur mbi 8 mijë vota.
Ndërkohë, nuk dihet nëse z.Kelmendi ka qenë pjesë e ekipit të Fjalës në turne, dhe nëse ka qenë nuk dihet pozicioni i tij në fushën e lojës. /Periskopi



