Mustafa për zgjedhjet në Drenas: Ky ishte vullneti i qytetarëve
E sipas tij, rezultatet që dolën nga këto zgjedhje janë vullneti aktual i qytetarëve.
Komenti i plotë i Mustafës:
E arritura jonë më e madhe në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Drenasit është vet procesi i rregullt zgjedhor. Ndërkaq, rezultatet shprehin vullnetin aktual të qytetarëve.
Uroj të gjitha subjektet dhe të gjithë kandidatët për sjellje dinjitoze; KQZ-në dhe vëzhguesit për organizim të suksesshëm. IM



