Një muaj pa Astrit Deharin, sot konferencë në ora 18:00
I ndjeri, aktivist i Vetëvendosje, akuzohej për vepër terroriste “sulm me granatë” në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Ai u gjet i vdekur në burgun Prizrenit më 5 nëntor.
Partia që i përkiste, prindërit dhe OJQ-të kërkojnë zbardhjen e vdekjes së tij pasi kanë vërejtje në gjetjen e shkaqeve të vdekjes, që i ka konstatuar ekipi i ekspertëve .
Lidhur me këtë njëmujor, OJQ-të #DrejtësiprAstritin, kanë dërguar një ftesë për ta kujtuar këtë datë tragjike dhe për të shpalosur ato që në njoftim quhen fakte për neglizhencën institucionale për zbardhjen e këtij rasti.
Në këtë ftesë thuhet:
“ Organizatat e shoqërisë civile – organizatore të protestave #DrejtësiprAstritin, ju ftojnë që të merrni pjesë në konferencën që do të mbahet në ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Me qëllim të shënimit të një mujorit të vdekjes së Astrit Deharit si dhe shpalosjes së fakteve për neglizhencës institucionale për zbardhjen e këtij rasti. Ju ftojmë që ta ndiqni këtë konferencë” .



