Xhavit Haliti: Besoj se do të fitoj Ramiz Lladrovci
Është njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti ai i cili ka folur shkurt për rezultatin e zgjdhjeve, duke thënë se nuk ka shumë komente, raporton Gazeta Blic.
“Rezultatin e zgjedhjeve çka me komentu, është ky që është. Komente nuk kam”, tha ai, duke shpresuar që kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci do ta fitoj balotazhin.
“Unë, besoj që ka me fitu zotëri Lladrovci”, tha Haliti për Gazetën Blic.
Ndërkaq, i kontaktuar nga Gazeta Blic deputeti tjetër i PDK-së, Nait Hasani nuk ka dashur që të komentoj rezultatin.
“Nuk kam koment”, tha ai shkurt.
Ndryshe, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, të mbajtura dje, për herë të parë që nga paslufta, PDK nuk ka arritur që këtë komunë ta fitoj pa balotazh.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit që do të mbahet më 1 janar, do të përballen kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj./ Gazeta Blic



